Policia ka dhënë detaje në lidhje me sherrin e ndodhur mes efektivëve të forcave “Shqiponja” mesditën e kësaj të diele në Laprakë.

Sipas policisë mësohet se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Lord Bajron”, në Laprakë, rreth orës 12:30, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kanë konstatuar dy shtetas duke debatuar me njëri-tjetrin, dhe njëri prej të cilëve mbante një çantë, në dukje me një send në formën e armës së zjarrit.

Shërbimet e Policisë janë afruar dhe kanë kërkuar nga dy shtetasit që të identifikoheshin, por dy personat kanë refuzuar të përgjigjen, dhe kanë kundërshtuar me fjalë dhe fizikisht punonjësit e Policisë.

Ndodhur në këto rrethana, shërbimet e Policisë kanë kërkuar mbështetje dhe më pas është bërë shoqërimi i tyre në komisariat. Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se shtetasit quhen L. M., dhe R. M., (shtetasi R. M. është punonjës Policie në DVP Vlorë).

Për ndjekjen e mëtejshme të këtij rasti është duke kryer veprime AMP./abcnews.