Policia ka mundur të gjejë në një parcelë afër banesës së 41-vjeçarit, armën pushkë që dyshohet se është përdorur mbrëmjen e kaluar, nga shtetasi Met lika për plagosjen e shtetasit Rasim Tafa.

Met Lika u prangos për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.Shkak I sherrit është bërë lopa qe ë kishte hyrë për kullotë në tokën e autorit, çka ka bërë që konflikti mes tyre të shkojë deri në ekstrem

“Si rezultat i kërkimeve të shumta gjatë natës, për dokumentimin e plotë me prova ligjore të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e kaluar, në fshatin Gjormë, Kurbin, ku shtetasi M. L. dyshohet se ka plagosur me armë zjarri shtetasin R. T., shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin kanë bërë të mundur gjetjen në një parcelë afër banesës së shtetasit M. L., e armës së zjarrit që dyshohet se është përdorur për këtë ngjarje. Konkretisht, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, arma e zjarrit pushkë, me krehër me 8 fishekë në të dhe me një fishek në fole.” – njofton policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.