Gjykata ka dhënë masën e sigurisë arrest shtëpie për 6 personat e arrestur në Tiranë, të akuzuar për tregtim te mallrave pa akcizë gjatë periudhës së Covid-19.
Policia pas një aksioni në kryeqytet në 6 depo farmaceutike në Tiranë, vuri në pranga 6 persona, konkretisht Blerim Bitri, Florian Marku, Margarita Xhaxhiu, Jani Papuli, Florian Lila dhe Bashkim Osmani.
Ata në bashkëpunim me njëri-tjetrin shisnin medikamente kontrabandë gjatë periudhës së koronavirusit, ndërkohë që prokuroria kishte kërkuar masën e arrestit me burg, Gjykata konsideroi një masë më lehtësuese.
Avokatët e këtyre personave kërkuan masa më të lehta sigurie për klientët e tyre, duke thënë se nuk është koha për të arrestuar staf mjekësor.
Avokatët: Nuk janë kriminelë. Nuk është koha për të arrestua