Shtabi i emergjencave në Prefekturën e Elbasanit informon se :Nga komunikimet e vazhdueshme me ARRSH dhe monitorimit që strukturat tona kanë kryer në terrem, Reshje shiu me intensitet mesatar kanë vazhduar gjatë natës pa sjellë probleme me qarkullimin e mjeteve.
Ka pasur rënie gurësh ose inertesh në disa zona, ku problematika te vogla jane shfaqur vetëm në zonën e Murrashit në aksin Elbasan-Librazhd.
Grupet e patrullimi kanë bërë pastrimin e akseve në kohë.
Kontraktorët e mirëmbajtjes janë në terren për mbarëvajtjen e akseve
Përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë/Egnatia news