Një shifër e lartë infektimesh janë rregjistruar në 24 orët e fundit.
Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në qarkun e Elbasanit janë rregjistruar 40 raste pozitive me virusin SARA-COV2.

Rastet pozitive janë konfirmuar në këto bashki: Elbasan 20 raste, Librazhd 10 raste, Gramsh 8 raste dhe Peqin 2 raste.

Sipas të dhënave një numër i madh i këtyre kontakteve pozitive, janë nxënës të shkollave të qytetit si edhe raportohet për 4 mësues të infektuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje të gjithë qytetarëve që janë të konfirmuar ose në pritje të përgjigjes së testit, të qëndrojnë të izoluar, duke respektuar detyrimin e vetekarantinimit.