Ka shkuar në mbi 49 milionë numri i të prekurve me virusin SARS-COV2 në të gjithë botën.

Prej 10 muajsh tashmë, popullsia po përballet me virusin e padukshëm që po merr aq shumë jetë njerëzish. I gjithë globi po përjeton një ndryshim të rrënjësishëm që nga të drejtat më themelore e deri në mënyrën e jetesës.


Sipas të dhënave nga “Worldometer” numri i përgjithshëm rregjistrohet në shifrën e 49.088.415 të infektuar.
Pas SHBA e cila ka një rregjistruar në total deri me tani mbi 9 milione raste, radhiten India (8.411.724), Brazili (5.614.258) raste, Rusia (1.733.440), Franca (1.601.367), Spanja (1.365.895), Argjentina (1.217.028), Britania (1.123.197), Kolumbia (1.117.977) dhe Meksika (949.197).

Që prej shfaqes për herë të parë në Wuhan,virusi është përhapur me ritme të shpejta duke shkaktuar mbi 1.24 milionë humbje jete.