Iria Prezja, specialistja e Institutit te Shendetit Publik (ISHP), ka dhënë më shumë informacion për situatën e vaksinimit dhe për ardhjen e vaksinave të reja në Shqipëri duke zbuluar me shifra sa vaksina janë bërë deri më tani për secilin grup.

“Të vaksinuarit: Personeli shëndetësor,(grupi i parë i vaksinuar): 36 mijë të vaksinuar; Arsimtarët: 25 700  të vaksinuar; Forcat e policisë: 7890 të vaksinuar; Mosha e tretë: 162 mijë të vaksinuar ose më shumë; Punonjës të medias dhe gazetarë : 416 të vaksinuar,” deklaroi Prezja.

Në një lidhje direkte në skype me Fax News, Prezja se proçesi është shtrirë në të gjithë vendin për gati 2 muaj dhe se vaksinimi po kryhet në qëndrat shëndetësore.

“282 mije doza jane perdorur per popullaten deri me tani. Grupi i fundit që është vaksinuar ka qënë ai i forcave të policisë,” tha specialistja e ISHP-së.

Ajo shtoi se këto vaksina i përkasin AstraZeneca, Phizer/Biontech, vaksina ruse dhe së fundmi ka mbërritur një sasi e konsiderueshme e vaksinës kineze.

E pyetur më tej nga gazetarja mbi vazhdimin e proçesit të vaksinimit dhe efekteve anësore, ajo shtoi se në një plan të hartuar parashikohet vaksinimi i popullsisë në 14 muaj dhe përsa i përket grupmoshave,do të vazhdohet me moshën 60+. Për efektet anësore të shfaqura deri më tani ajo është shprehur se nuk ka patur efekte anësore.

“Mund të ketë pak skuqje të vendit të injektimit të vaksinës ose pak temperaturë e cila zgjat vetëm një ditë, shtoi ajo. Në rast të problemeve të tjera kjo punë i kalon qëndrave shëndetësore, por deri më tani nuk kemi patur asnjë rast të rëndë,” tha Prezja.

(I.SH/Faxweb.al)