Moti i ngrohtë dhe i kthjellë i këtyre tre ditëve të fundit, duket se do të marrë fund në mbrëmjen e të dielës, ku sipas Hakil Osmanit nga Meteoalb, do të ketë një rikthim të reshjeve të shiut.
Sipas meterologut, moti me reshje do të jetë prezent gjatë gjithë javës së ardhshme, ndërkohë që temperaturat do të mbeten në vlera të larta.
“Të dielën në mbrëmje do të ketë rikthim të reshjeve me intesitet të lartë, të cilat do të jenë të pranishme deri ditën e enjte, me intervale shumë të pakta kthjellimesh. Sa i takon temperaturave mbeten të lartë nga 3 deri në 19 gradë celsius, pritet një rënie e lehtë gjatë javës që vjen, si pasojë e reshjeve të shiut, por sërish do të mbeten të larta deri në 16 gradë celsius.
Edhe fundjava e ardhshme do të jetë me mot me shi, ndërsa në zonat malore mund të ketë edhe reshje bore. Zonat veriore dhe verilindore do të ketë reshje me intesitet të lartë, edhe shkrirje të dëborës si pasojë e temperaturave të larta, duke sjellë mundësinë e përmbytjeve. Lumenjtë pritet që të kenë prurje të konsiderueshme”, tha Osmani.
Faxweb