Google sapo publikoi disa imazhe që na japin një ide rreth pamjes së dyqanit të ri një ditë para se ai të hapet në New York.

Ky dyqan tregon se Google kërkon të krijojë një vend ku klientët mund të vijnë dhe të blejnë smartphone Pixel, Chromebooks, Nest Gadgets, Fitbit dhe më tepër. Do të ngjasojë pak a shumë me një Apple Store për personat që kërkojnë të blejnë pajisje nga Google.

Ky është një vendim unik nga kjo kompani, pasi ndryshe nga Apple, Google nuk e nxjerr përfitimin më të madh nga produktet hardware. Më tepër se 80% e fitimeve të Alphabet vjen nga reklamat dixhitale, madje vitin e kaluar gjeneroi $147 miliardë.

Në një konferencë gjatë kësaj jave, Google tha se ky ambient do të lejojë përdoruesit të testojnë pajisjet që kompania ofron për të kuptuar se si ato punojnë bashkë në vende të ndryshme. Do të ketë dhoma të veçanta për smartphonet, Nest hub dhe Google Stadia.

Në një strukturë të rrumbullakët prej xhami, Imagination Space, do të prezantohen avancimet më të fundit të teknologjisë nga Google.

Kompania shpreson të mësojë më tepër nga dyqani duke parë se çfarë kërkojnë klientët për të përmbushur dëshirat e tyre.

geek room