Dy persona, babë e bir, janë arrestuar nga policia e Lushnjes për drogë.

61 vjeçari dhe i biri 32 vjeç, siguronin drogëra të forta si kokainë dhe heroinë, i përpunonin dhe i ndanin në doza në banesë, me qëllim shitjen në afërsi të shkollave, lokaleve dhe ambienteve të ndryshme.

Ata u kapën në flagrancë duke përgatitur dozat e drogës në banesë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dozat e lëndës narkotike, 2 peshore elektronike, vlera monetare dhe 3 celularë./abcnews.al