Një 28-vjeçare në Tiranë është arrestuar nga Krimi Ekonomik dhe Financiar i Policisë së Tiranës për shitje të mallrave kontrabandë.

Në pranga ka rënë e reja me iniciale M.GJ., e cila akuzohet se në rrjetet sociale reklamonte dhe shiste radio policie.

Gjatë kontrollit të ushtruar në një automjet për shërbime postare, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan një pako, brenda së cilës kishte 15 radio marrëse-dhënëse si ato të policisë, të dyshuara të kontrabanduara.

Kjo pako ishte dërguar nga 28-vjeçarja M.Gj., e cila i reklamonte dhe i shiste këto radio që dyshohet se janë futur kontrabandë, në një faqe online, dhe dërgesat i bënte nga shërbime postare.

15 radiot marrëse-dhënëse u sekuestruan, ndërsa 28-vjeçarja akuzohet për tregtim dhe transport i mallrave kontrabandë, kontrabandë me mallra të tjera dhe fshehje e të ardhurave.  /tvklan