Shkëlqim Kapllanaj, vëllai i Agron Kapllanajt, kandidat i PD-së në bashkinë Mallakastër ka rënë në pranga pak orë para zgjedhjeve.

Burime pranë Drejtorisë së Policisë Fier bëjnë me dije se mbrëmjen e sotme është ndaluar Shkëlqim Kapllanaj, administrator i Kompanisë “Shkëlqimi 007”, i cili dyshohet për blerje vote dhe po ashtu për goditje për shkak të detyrës ndaj Administratorit të Njësisë Administrative Fratar shtetasin SH.K. si dhe për veprën penale dëmtim prone.

Shoqërimi i tij u bë në flagrancë nga forcat e Policisë, ndërsa materialet do t’i referohen Prokurorisë për hetime të mëtejshme.