Një 34-vjeçar është nxehur aq shumë me sjelljen e pronarëve ku ishte klient, sa që e ka pasur të pamundur të kontrollojë nervat dhe për pasojë, gjaknxehtësia ka sjellë jo vetëm dëme materiale, por edhe procedimin e tij dhe dërgimin nën arrest.

Emri i qytetarit të dalë jashtë kontrollit, u denoncua në telefon pranë sallës operative të drejtorisë dhe siç raporton policia, ky shtetas, as që kishte ngurruar të matej dhe të ndiqte qetësisht të drejtat e tij.

Pasi nuk i ofruan shërbimin e duhur, ai u kthye pas, i hipi makinës, por nuk u largua. Përkundrazi, ka sulmuar dyqanin me super shpejtësi, duke thyer xhamat dhe vetratat.

“Rreth orës 20:30, është marrë njoftim nga salla operative se në qëndër të Saukut, një person kishte thyer xhamat e një dyqani. Menjëherë nga ana e policisë është shkuar në vendin ku bënte fjalë informacioni dhe kanë konstatuar shtetasin B.S.,”, – i cili ka pranuar faktin se në gjaknxehtësi e sipër ka thyer xhamat e një dyqani.

Por për të kuptuar se çfare e kishte mërzitur të riun, së bashku me të në komisariat përfundoi edhe një grua që dorëzoi kallëzim, si dhe bashkëshorti i saj që pa klientin e nxehur, duke u rikthyer në dyqan së bashku me makinën e tij.

Por pavarësisht detajimit të ngjarjes, gruaja ka kërkuar që i riu ta dëmshërblejë për dëmin e bërë ndërsa ka shtuar: “Nuk dua të dënohet, vetëm se drejtësia duhet ta bindë atë që të paguajë dëmtimin e xhamave”. Ajo rrëfen se ka me qira një dyqan dhe ofron shërbime të ndryshme telefonike për llogari të një kompanie.

“Nga ora 20:00 mbylla dyqanin dhe shkova në shtëpi dhe pas rreth 30 minutash, më ka telefonuar bashkëshorti, i cili tha se B.S., po thyente xhamat e dyqanit“.

Gruaja i tha policisë se ky shtetas kishte blerë në këtë dyqan para rreth tre muajsh një tablet dhe ka kërkuar ta kthejë sërish, pasi sipas tij ishte me difekt dhe brenda garancisë. Bashkëshorti i saj ishte munduar që ta mbante, por ai në gjendje të dehur dhe me një xhiro makine ka thyer xhamat.

Të njëjtin version dha edhe i riu, i cili pasi ka pranuar autorësinë dhe ka përsëritur se u pendua për shkatërrimin e biznesit, ka shtuar po ashtu se çdo veprim e kreu në gjaknxehtësi e sipër.

“Shitësja e dyqanit gjithmonë kur shkoja i kam kërkuar të rregullonte tabletin që kam blerë në këtë dyqan, por ajo më ka përcjellë disa herë, duke më gënjyer se do ta rregullonin këtë punë. Atë natë debatova dhe me bashkëshortin e saj, shtetasin T., për punën e tabletës dhe duke qenë se ky i fundit m’u përgjigj keq, kam marrë makinën dhe kam xhyer xhamat e dyqanit”.

Policia shton se pas administrimit të fotove të vendngjarjes, ka futur në dosje edhe dy fatura tatimore, ku përcaktohet se vlera e punimeve për xhamat e thyer dhe të duraluminit të dëmtuar, shkonin në vlerën e 158 mijë lekë të reja.

fax