Shefi politik i delegacionit të BE-së Alexis Hupin në një deklaratë për mediat menjëherë pas mbërritjes së një helikopteri nga Çekia duke thënë se i gjenden vendit tonë në këtë moment të vështirë duke shtuar kapacitetet për të shuar zjarret.

“Përmes ekipit Europa Solidare e cila është vënë në veprim ne i vijmë në ndihmë Shqipërisë në këtë moment të vështirë jo vetëm për të mbrojtur bukuritë natyrore por edhe për të mos u rrezikuar jeta e njerzëve. Do të shtohet më shumë se 50 % e stafit shtohet dhe presim që qeveria shqiptare të na thotë në rast se duhet që Agjencia e Emergjencave të beje aktivizimin e ndihmes ne Bruksel”- u shpreh Alexis Hupin.

Në deklaratë për median foli dhe Klajdi Nikolla përgjegjës i emergjencave i cili tha se bashkëpunimi me BE po ecën shumë mirë pasi ata reaguan menjëherë pas kërkesës duke dhënë ndihmën fillëstare.

“Ministria e Mbrojtjes në kontakt me mekanizmat europiane beri kërkesën për ndihmë dhe ata reaguan shumë shpejt duke bërë të mundur këtë ndihmë fillestare .
Disa shtete e kanë të pamundur të na ndërhyjne këtu pasi ata vetë po luftojnë më zjarret në vendin e tyre”- u shpreh Nikolla.