Megjithëse ka qenë gjithmonë e rezervuar për jetën e saj private, dimë se këngëtarja e njohur Alma Bektashi ka qenë prej 25 vitesh e martuar me bashkëshortin e saj, Sokolin.
Por, jo më. Burime për “Panorama Plus” bëjnë me dije se Alma i ka dhënë fund martesës me partnerin e saj pas 25 vitesh.
Mësohet se shkak për prishjen e këtij raporti është bërë tradhtia. Burime për “Panorama Plus” bëjnë me dije se Sokoli ka krijuar një lidhje dashurie me një psikologe 20 vjet më të re.
Dyshja janë prindër të dy fëmijëve, një vajze të quajtur Anisa dhe Orest. Asnjëri prej tyre s’ka reaguar ende lidhur me këto lajme.
Alma Bektashi lindi në Prishtinë më 24 Qershor 1972. Është një nga këngëtaret me të mira shqiptare e cila ka pasur mjaft sukses. Ajo ka nxjerrë mjaft kënge, albume dhe videoklipe të pëlqyera. Ajo është e martuar në Shqipëri dhe është nënë e dy fëmijëve.
Një ndër këngët e saj të para ishte “Nuk ka tjetër si ai” një kënge e cila u shoqërua edhe me videoklip si dhe ishte pjesë e videofestivalit “Video Fest Muzikor 2003” ku arriti të marrë çmimin “Videospoti më i mirë në konkurrencën e Postproduksionit më të mirë”. Po ashtu një ndër këngët më të bukura të saj ishte “Do te pres” një videoklip ky i cili ishte pjesë e videofestivalit “Zhurma Show Awards” në vitin 2004.
Po ashtu ajo ka marrë pjesë edhe në shumë festivale të tjera ku ka qenë fituese e disa çmimeve të para. Në fund të vitit 2011 ajo përzgjidhet nga stafi i “Top-Channel” për te qenë pjesë e jurisë profesionale të një talent-show “The Voice of Albania”.
icon style