Aventura e uellsianit Gareth Bale në ishull ka përfunduar. Huazimi i tij te Tottenham ka përfunduar dhe ai do të rikthehet edhe në herë te Real Madridi, sapo të përfundojë rrugëtimi i Uellsit në “Euro2020”.

Pas Carlo Ancelottit edhe presidenti Florentino Perez është shprehur i kënaqur dhe ka konfirmuar rikthimin e tij në radhët e skuadrës “los blancos”. Bale do të ketë një shans të dytë për të treguar se ai ka aftësi për t’i shërbyer Real Madridit.

Në prezantim pas rikthimit në Madrid, Ancelotti dha sinjale se llogarit uellsianin. “Ai nuk ka luajtur shumë në Premier League, por ka shënuar shumë gola. Ai ishte shumë efektiv në ndeshjet e fundit, kur kishte vazhdimësi. E njoh mire, nëse ka motiv për të luajtur, mund të ketë një sezon të shkëlqyer, nuk kam dyshime për këtë”, pati deklaruar Ancelotti.

Sulmuesi uellsian, Gereth Bale, ka luajtur 92 ndeshje dhe shënuar 39 gola në dy sezonet që Ancelotti udhëhoqi Real Madridin në “Bernabéu”. Në total, 31-vjeçari numëron 251 paraqitje me Realin, ku ka shënuar 105 gola dhe ka dhuruar 68 asiste për gol. Ai ka fituar 13 trofe me “los blancos”, përfshirë katër trofe të UEFA Champions League.

fax