Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar Drejtorin e Postës Shqiptare, Ervin Bushatin. Shkarkimi i ish-deputetit është bërë ditën e djeshme, ndërkohë që burime për newsbomb bëjnë me dije se në vend të tij është komanduar Anisa Kaltanji.
Ervin Bushati u zgjodh në krye të Postës Shqiptare në shtator të vitit të kaluar, pasi nuk arriti të fitonte mandatin e dpeutetit në zgjedhjet e 25 Prillit, pavarësisht se ishte i renditur i treti në listën e PS-së në Tiranë, ndërkohë që dha dorëheqjen edhe si kryetar i Partisë Socialiste në kryeqytet
Pasi erdhi në krye të Postës Shqiptare, Ervin Bushati shkarkoi disa zyrtarë me eksperiencë disa vjeçare në këtë institucion, teksa burime për newsbomb thonë se kjo ka qenë edhe arsyeja e shkarkimit të tij.
Disa prej zyrtarëve të Postës Shqiptare të shkarkuar nga Bushati:
Vangjush Andoni – Drejtor Departamenti
Elidjana Çela – Drejtoreshë Departamenti
Anisa Kaltanji – Drejtoreshë Departamenti
Elidon Ormeni – Drejtor Auditi
Shpati Kolgega – Drejtor i Filialit Tiranë
Fatos Hasana – Drejtor i Burimeve Mbështetëse
Evis Brari – Drejtoreshë Finance
Mirela Hoxha – Drejtoreshë e Burimeve Njerëzore
Hipokrat Biba – Drejtor Juridik
Ergest Manaj – Drejtor i Shpërndarjes
Rabjana Llanaj – Drejtoreshë e Sigurisë
Romir Dhukaçi – Kryetar i Degës së Filatelisë dhe Pullës