Trajneri legjendar, Sir Alex Ferguson dëshiron që Mauricio Pochettino të jetë trajner i ri i Manchester United në rast se “Djajtë e Kuq” vendosin që të shkarkojnë Ole Gunnar Solskjaer.

Shkarkimi i Solskjaer po bëhet i prekshëm pas humbjes turpëruese 0 – 5 nga Liverpool, ndërsa raportohet se tekniku norvegjez ka edhe 3 ndeshje për t’i shpëtuar shkarkimit.

Legjenda e klubit, Ferguson mbështet ish-lojtarin, por ka identifikuar edhe pasuesin në rast që Solskjaer do të largohet.
“Daily Star” raporton se trajneri i PSG-së, Mauricio Pochettino është zgjedhja e parë e Ferguson. Sidoqoftë, nuk dihet nëse Pochettino do largohet nga PSG, pasi ka një skuadër me plotë yje si Lionel Messi, Kylian Mbappe dhe Neymar.