Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur të shkarkojë nga detyra prokurorin e Durrësit, Arjan Ndoja.
Gjatë seancën dëgjimore të zhvilluar disa ditë më parë DSIK vlerësonte se prokurori Ndoja ishte i papërshtatshëm për të vijuar detyrën dhe se kishte kontakte me persona të lidhur me krimin, akuza që ai i mohoi në mënyrë kategorike, duke i cilësuar si thashetheme.
Prokurori Arian Ndoja ishte objektiv i një atentati në nëntor të vitit 2019, ku mbeti i plagosur, ndërsa humbi jetën shoferi i tij Andi Maloku.