Ish-kryetari i grupit të PD-së, Edmond Spaho, i rreshtuar hapur në krah të Sali Berishës ka reaguar ashpër pas vendimit të Lulzim Bashës për të shkarkuar Flamur Nokën nga posti i n/kryetarit të komisionit të Sigurisë dhe paralajmërimit që i dha për përjashtim nga grupi demokrat.

Lul mjaft me debime, fillo internimet tani. Bjeru deputeteve si ne ‘45. Po ndonje pushkatim nuk do bejme? Nuk e ben dot Enverin ti. I pari ishte historik, i dyti qesharak dhe i mjere. Po te mblidhet litari, Lul, po te mblidhet” shkruan ai.

Argumentet e përdorura nga Lulzim Basha për vendimin që mori mbrëmë ishin sipas tij shpifjet dhe sajesat nga Noka, të cilat po dëmtojnë partinë.

Këto shpifje dhe sajesa të herëpashershme dhe të përsëritura, dëmtojnë interesin e Partisë Demokratike dhe të demokratëve, duke shfokusuar vëmendjen e betejës së opozitës ndaj të vetmit kundërshtar që është armiku i Shqipërisë dhe shqiptarëve Edi Rama” thuhet në njoftim.