Një rrjet i trafikut të drogës i drejtuar nga shqiptarë, është shkatërruar nga Policia në Mataró të Spanjës.

Sipas mediebve të huaja, bëhet me dije se gjatë një operacioni të madh policor, i udhëhequr nga Garda Civile, oficerët e policisë bastisën një magazinë, në të cilën u gjetën dhe sekuestruan më shumë se 3 mijë bimë marijuanë.

Gjatë këtij operacioni janë vënë në pranga përgjegjësit e plantacionit,  dy shtetas shqiptarë, identiteti i të cilëve ende nuk dihet.

Trafikantët kishin bërë gati 3000 bimë marijuanë, të cilat i kishin futur në një kamion që do të kalonte nëpër dhomën e tharjes për t’u shitur më pas në tregun e zi, duke kapur vlerën e rreth 450.000 euro.