PANORAMA PLUS/ Duke qenë se së fundmi ka folur për martesën, një pjesë e mirë e ndjekësve të Fjoralba Ponarit menduan se ajo mund të jetë duke kurorëzuar dashurinë e saj me partnerin, por jo.

Ajo publikoi në Instagram disa foto ku dukej se po martohej. Fillimisht foton e një velloje dhe pastaj një foto të sajën me vello ku nuk dukej qartë. “Dhe loti që pikooon”- shkroi ajo krah fotos.

Megjithatë nuk bëhet fjalë për asnjë dasmë. Fjoralba do jetë pjesë e një seti fotografik ku do pozojë veshur me disa fustane nusërie. E gjitha lidhet me profesionin dhe jo me jetën personale.

Moderatorja ka kohë që e ka bërë lidhjen e saj publike, por nuk ndan shumë detaje apo foto me partnerin e saj në rrjetet sociale. Në fakt siç ka treguar ajo vetë kjo është zgjedhja e të dashurit të saj që nuk i pëlqen shumë vëmendja, ndaj ajo nuk shfaqet shumë shpesh me të në publik. Pak muaj më parë E ftuar me mikeshën e saj Argjira Spanca në “Ëndërrtjerrësit”, Fjoralba tha mos të habitemi nëse ajo dhe Françesko martohen para Gjirës dhe Gracianos.

Ishte vetë moderatorja që postoi foto të njëpasnjëshme me partnerin e saj rreth 3 vite më parë duke na e fshehur portretin, por gjithsesi identiteti i tij u zbulua. Në rrjet u përhapën fotot dhe u zbulua se partneri i saj është atlet në sportin e xhudos dhe inxhinier software.