Anti-mafia Italiane dhe Komanda Provinciale e Guardia Financës së Ankonës kanë ekzekutuar fazën finale të operacionit “Lojë e Dyfishtë”, i cili çoi në shkarërrimin e një trafiku ndërkombëtar kokaine e hashashi me sasi prej 700 kg e me vlerë 35 milionë euro, sipas mediave italiane.

Janë ekzekutuar urdhër arrestimet ndaj 3 shtetasve shqiptarë të cilat janë ekstraduar nga Shqipëria, Bellgjika e Spanja e të një shtetasi italian me banim në provincën e Maceratës.

Tre shqiptarët janë vënë nën masën e arrestimit nga drejtësia italiane menjëherë pasi kanë mbërritur në aeroportin Fiumicino Romë e Linate të Milanos.

/abcnews.al

Previous articleElbasan/ Arrestohet një burrë për zjarrvënie
Next articleGramsh/ I mori me dhunë një shumë parash, një shtetasi të moshuar, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 19-vjeçari.