Ky përparim u konsiderua si një hap tepër i madh drejt avancimit të kapaciteteve të inteligjencës artifciale. “Problemat në matematikë konsiderohen si problemat më sfiduese intelektualisht në botë.” tha Geordie Williamson, një matematicien që po përshkruante këtë përparim për gazetën.

“Ndërkohë që matematicienët kanë përdorur machine learning për të asistuar analizën e të dhënave komplekse, kjo është hera e parë që AI përdoret për të formuluar teorema të reja të paprovuara në matematikë.”

Zakonisht, shumica e punëve matematike ishte e bazuar në kërkimin e shembujve dhe strukturave të ndryshme. Kjo gjë kërkon një kombinim të kreativitetit dhe llogaritjeve. Deri më tani kompjuteri ka ndihmuar shumë në pjesën e llogaritjeve, por tani ato kanë arritur një tjetër gradë “zgjuarsie”.

Për të treguar se kjo makineri funksiononte, ato aplikuan dy zona të njohura të matematikës, dhe identifiukuan lidhje të paditura më parë. Kjo tregon se AI është në gjendje të bëjë kërkime matematikore që ne nuk i dimë ende.

“Asnjë rezultat nuk është jashtë perceptimit të shkencëtarëve në këto aspekte, por ato po sjellin njohuri specifike që nuk ishin zbuluar më parë nga shkencëtarët.” tha Christian Stump.