Home TEKNOLOGJI Shkencëtarët kërkojnë nga ligjvënësit dënimin e kompanive që do të ndërhyjnë në...

Shkencëtarët kërkojnë nga ligjvënësit dënimin e kompanive që do të ndërhyjnë në ëndrrat tona

14

Rreth 40 studiues të ëndrrave publikuan një letër ku paralajmëronin publikun se kompani të ndryshme do të ndërhyjnë në ëndrrat e tyre me reklama.

Kjo teknologji, e quajtur Dream Incubator (TDI), përdor audio dhe stimuj vizual, si përshembull një film, për të nxitur pamje dhe zhurma specifike në tru të cilat do të shfaqen tek personi në formën e ëndrrave.

“Ëndrrat tona nuk mund të bëhen një shesh lojërash për reklamuesit e korporatave” shkruhet në letër, e cila i kërkon U.S. Federal Trade Commissiontë rishikojë politikat e saj dhe të dënojë reklamimet në subkoshiencë që do të shfaqen dhe në ëndrra.

Megjithatë ekspertë të tjerë iu kundërpërgjigjën kësaj letre duke thënë se ëndrrat e “implantuara” nuk do të kenë të njejtin efekt tek klientët si reklamimi tradicional.

Shqetësimi i shkencëtarëve u rrit që nga momenti kur Coors Light eksperimentoi në janar shfaqjen e reklamave që i drejtoheshin fansave të sportit ndërkohë që ato flinin pas Super Bowl.

“Ndërhyrje të tilla influencojnë qartësisht zgjedhjet që truri ynë bën gjatë ëndërrimit rreth interpretimit të ngjarjeve gjatë ditës, duke na imponuar të shkojmë drejt informacionit që u shfaq në ëndrra.” lexohet në këtë letër.

geek room