Së shpejti mund të vijë një kohë që ne nuk do të kemi më nevojë që të mbrojmë smartphone-t tonë me kasa gome, pasi shkencëtarët kanë krijuar një xham që është më i fortë se vetë diamanti.
I ashtuquajturi xhami i karbonit, i cili ka një përçueshmërinë më të lartë termike nga të gjithë xhamat e tjerë, u prodhua nga studiuesit në Jilin University në Kinë. Për të krijuar këtë xham “ultra të fortë”, studiuesve iu desh të vendosnin disa pika të vogla të rrumbullakta të karbonit nën kudhër dhe të krijonin një ambient me shtypje dhe temperatura ekstreme.
Fortësia më e madhe e arritur, rreth 102GPa, e bën këtë xham një nga më të fortët që njihet deri tani. Në vendin e parë qëndron AM-III carbon (113GPa).
“Krijimi i një xhami me karakteristika superior do të mundësojë aplikimin e tyre në shumë vende të ndryshme.” tha autori Yingwei Fei. “Temperaturat e ulëta në të cilat na mundësuan krijimin e këtij xhami tepër rezistent e lehtësojnë disi prodhimin në masë të tij.”
Karboni është në gjendje të arrijmë forma të ndryshme të qëndrueshme, të cilat ndryshojnë në varësi të strukturës molekulare të tyre. Disa prej tyre, si grafiti apo diamanti janë shumë mirë të strukturuara, ndërkohë që disa të tjerë kanë një strukturë tepër të çorganizuar, si xhami i rregullt.