Emergjencat Civile të qarkut Shkodër kanë bërë vlerësimin e situatës në terren dhe bëjnë me dije se 3655 hektarë tokë janë nën pushtimin e ujit. Këto zona prej javësh janë të përmbytura dhe ende nuk kanë marrë një zgjidhje. Oboti dhe Dajçi mbeten në një situatë të vështirë ku niveli i ujit shkon në 130 cm dhe banorët kërkojnë ushqim për gjënë e gjallë pasi e kanë të vështirë ta sigurojnë vetë.
Hidrometri në Dajç në orën 08.30, shënon kuotën 6.65 m.(Kuota max 6.30 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme, kemi rritje të nivelit të ujit me 6cm.
Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.30,shënon kuotën 8.85 m.(Kuota max 8.70 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme, kemi rënie të nivelit të ujit me 3cm.
Hidrometri i lumit Drin në orën 08.30,shënon kuotën 7.20 m. (Kuota max 7.50 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme, kuotat janë të pandryshuara.
Bashkia Shkodër
Siperfaqe totale e përmbytur 3655 Ha
1. Tokë e pakultivuar 735 Ha
2. Foragjere të dyta, jonxhe 2625 Ha
3. Grurë 160 Ha
4. Bimë Dekorative 92 Ha
5. Pemtore 40 Ha
6. Sera 3 Ha
Nj.A. Ana e Malit
- Rruga e Obotit është e pa kalueshme me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 130 cm.
- Në fshatin Obot ka prezence uji në oborre 100cm.
- Ujësjellësi Oblika 1,si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit.
- UKSH vazhdon të furnizojë me ujë të pijshëm banorët e fshatit Oblikë
- Rruga e Goricës është e bllokuar, ka prezencë uji rreth 40 cm.
- Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1250 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë,Velinaj, Shtuf.
- Tokë e pakultivuar 220 Ha
- Foragjere të dyta, jonxhe 940 Ha
- Grurë 45 Ha
- Pemtore 35 Ha
Nj.A Dajç
1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1550 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatrat Mushan, Shirq, Suka-Dajç, Belaj, Rrushkull, Samrish I Ri, Darragjat, Pentar-zona fushore), nga të cilat:
- Tokë e pakultivuar 310 Ha
- Foragjere të dyta, jonxhe 1060 Ha
- Grurë 95 Ha
- Bimë dekorative 85 Ha
2. Rruga që lidh fshatrat Shirq- Darrgjat është e bllokuar. Ka prezencë uji me mbi 100-130 cm
. 121 shtëpi kanë prezencë uji në oborre.
4. Kemi prezencë ujit në rrugët e brendshme të fshatrave Shirq dhe Mushan.
5. Ka prezence uji 20 cm në rrugën Belaj- Pentar.
6. Në disa toka bujqësore niveli i ujit arrin në 2 m.
7. Rruga në lagjen Mazia-fshati Suka Dajç është e pa kalueshme me mjete të ulëta.
Nj.A.Velipojë
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 100 Ha. Kryesisht fshatrat Baks i Ri, Luarz. Ças.
- Tokë e pakultivuar 30 Ha
- Foragjere të dyta, jonxhe 70 Ha
Nj. A. Guri i Zi
Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.
Nj.A.Bërdicë
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 260 Ha, konkretisht në fshatrat Trush,Berdicë e Siperme, Berdice e Madhe.
Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.
- Te pakultivuara 40 Ha
- Foragjere të dyta, jonxhe 200 Ha
- Grurë 20 Ha
Nj.A.Rrethinat
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 495 Ha, në fshatrat Zues (tokat në fushën e Oblikës), Shtoj i Vjetër, Shtoj i Ri dhe Dobraç
- Tokë e pakultivuar 135 Ha
- Foragjere të dyta, jonxhe 355 Ha
- Pemtore
–Bashkia Shkodër në kushtet e ndodhura, në referencë të Ligjit Nr.45/2019 “Për Mbrojtjen Civile ”, kërkon shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, për Nj.A. Ana e Malit dhe Dajç.
-Kërkohet që nga Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Lezhë të ndërhyet për marrjen e masave për pastrimin e “përroit të kufirit” Muriqan në Nj.A Ana e Malit.
Oranews