Elbasan

Vijon kontrollet nga Policia Rrugore në të gjitha akset rrugore urbane dhe rurale për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor.

Si rezultat i këtyre kontrolleve , nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan, u arrestuan në flagrancë shtetasit:

A.H., 28 vjeç, banues në Belsh, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi.

A.P., 37 vjeç, banues në fshatin Bujqës, Elbasan, L.Gj., 50 vjeç, banues në fshatin Gjonme, Elbasan dhe B.M., 64 vjeç, banues në fshatin Gradisht, Belsh, arrestimi i këtye shtetasve u bë pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar motoçikleta pa leje drejtimi.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, arrestuan në flagranc shtetasin:

A.B., 61 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme 34 – vjeçaren.

Matrialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Egnatia news