Arrestohet një nga dëshmitarët në çështjen “Paplekaj”. Menjëherë pas daljes nga salla e gjyqit dëshmitari me inicialet M.K u arrestua nga policia pasi dha dëshmi kontradiktore para gjykatësit dhe prokurorit.
Në deklaratën e tij e parë dëshmitari dha dëshmi tjetër e cila nuk përputhet me deklaratën dhënë sot, por edhe në mospërputhje me pamje filmike që prokuroria tashmë posedon nga vendi i ngjarjes.
Duke theksuar se deklaratat e tij kontradiktore janë të qëllimshme dhe synojmë pengimin e hetimeve gjykata vendosi arrestimin e tij, masë e cila u zbatua nga policia menjëherë pas daljes nga seanca. Dyshohet se gjatë seances se sotme ka qenë edhe nën efekyin e alkolit dhe ka ofenduar edhe trupen gjykuese.