Ngjarja e rëndë që ndodhi mesditën e sotme në Elbasan, ku burri vrau me armë zjarri tip automatik gruan, ka si motiv xhelozinë.

Pak minuta para se të ndodhte ngjarja 54-vjeçarja ka shkuar në Gjykatë për të kërkuar urdhër mbrojtjeje, por sapo ka dalë ajo është qëlluar me armë zjarri. Mësohet se çifti ka qenë në procedurë divorci.

Ngjarja

Koço Buzo, 58-vjeç, ish-punonjës i policisë ka qëlluar me armë zjarri tip automatik gruan e tij, Liljana Buzo, 54-vjeçe. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Gjykatës së këtij qyteti, pranë parkut “Rinia”.

Pas plagosjes gruaja është transportuar menjëherë në spitalin e Elbasanit, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.

Nuk dihen ende arsyet që kanë e kanë shtyrë Koço Buzon në ndërmarrjen e këtij akti të rëndë, por falë ndërhyrjes në kohë të policisë ai është arrestuar.

Top Channel