Me buqeta lulesh në duar, nën tingujt e muzikës e të shoqëruar nga prindërit e tyrë , nisi sot vit i ri shkollor 2023-2024 edhe për vogëlushët e shkollës 9 vjeçare në Mlize të Elbasanit.
Dita e parë e shkollës është pritur me harmoni dhe lule për mësuesit edhe nga nxënësit e kësaj shkolle. Viti i ri shkollor nisi me ceremoninë tradicionale. Nxënësit të shoqëruar nga mësuesit e tyre në këtë ditë të veçantë vrapuan drejtë bangave të klasave përkatëse.Lumturia dukej qartë në syë e tyre ndërsa vetë ata ishin të lumtur që po fillonin rrugëtimin drejtë dijes. Më të vegjlit ata që u futën për herë të parë në shkollë ishin më të lumturit.
Në zyrën arsimore të Elbasanit janë regjistruar 1110 nxënës në klasën e parë shtetërore dhe 95 nxënës në atë private, përsa i përket gjimnazit janë regjistruar rreth 1000 nxënës në atë shtetëtorë dhe 150 në ate private .
Për herë të parë, këtë vit do të shkojnë në shkollë rreth 29 mijë nxënës ndërsa në klasat e 10-ta rreth 27 mijë. Këtë vit të ri shkollor kanë përfituar tekste falas të gjithë nxënësit e arsimit bazë nga klasë e parë deri në të 9-tën si edhe 16 kategori në nevojë, të veçanta në arsimin e mesëm./EGNATIA NEWS