180 nxënës tashmë kanë kushte bashkëkohore
Dita e parë e shkollës i ka gjetur nxënësit e shkollës “Sul Misiri” me ambiente të reja sportive. Ndërtimi i kësaj fushe dhe pajisja e shkollës me mjete sportive janë pjesë e projektit “Gol për Edukimin” që mbështetet nga ‘Fondacioni ‘UEFA për Fëmijët’ dhe zbatohet nga Save the Children në partneritet me organizaten IPSED.
Ky projekt ka për qëllim përmirësimin e infrastrukturës sportive në shkollë dhe zhvillimin e aktiviteteve sportive komunitare dhe zbatohet në tre shkolla 9-vjeçare në Shqipëri, përkatësisht në Burrel, Gjirokastër dhe Elbasan.
Në inagurimin e ambienteve të reja sportive ishte edhe kryebashkiaku i Elbasanit Gledian Llatja.
Kjo fushë e re sporti do të jetë në shërbim të 186 fëmijëve dhe komunitetit përreth, të shkollës “Sul Misiri”.