Shumë prej tyre nuk kanë probleme
Ngrohja në shkolla ka qenë një ndër diskutimet kryesorë gjatë këtij sezoni shkollor. Por ky problem ka qenë i zgjidhur të paktën në shkollat në fshatra ku pjesa më e madhe e shkollave kanë siguruar ngrohje me zjarr. Drejtoria e shkollës së Selitës konfirmon se pavarësisht temperaturave të ulta nxënësit nuk kanë pasur ftohtë pasi ngrohja nuk ka munguar.
Një lajm I mirë për nxënësit e kësaj zone është edhe rikonstruksioni që do të pësojnë të paktën dy shkolla këtu.
Probleme me ngrohjen gjatë këtij viti pati kryesisht në shkollat e qyteteve.
