Home ELBASANI SOT VIDEO/BIE NUMRI I TË INFEKTUARVE NGA COVID-19 NË QARK

VIDEO/BIE NUMRI I TË INFEKTUARVE NGA COVID-19 NË QARK

8

Në Cërrik situate drejtë normalizimit

Numri i të Infektuarve nga Covid 19 po njeh ulje edhe në bashkitë e qarkut të Elbasanit. Një ulje të ndjeshme ka pësuar edhe bashkia e Cërrikut kryesisht në njësitë administrative numri i të infektuarve është reduktuar mjaft.

Sipas mjekëve në qëndrat shëndetësore situate është e normalizuar dhe ata të cilët janë të infektuar janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk kanë nevojë për trajtim spitalor. Ndërkohë që ka vijuar edhe vaksinimi,ku mjekët thonë se po ecën me ritme të mira.

Nga ana tjetër duket se vaksina e gripit gjatë muajit Tetor ka ndikuar që të mos ketë të sëmurë rëndë me viroza.

Edhe pse numri I të infektuarve më Covid-19 është në ulje sërisht ekspertët e shëndetësisë bëjnë thirrje për tu vaksinuar pasi kjo është e vetmja mënyrë për tu mbrojtur nga koronavirus.