Ka shkuar në 2 numri i viktimave nga aksidenti që ndodhi mëngjesin e sotëm në “Rrugën e Kombit”. Pasagjeri 20-vjeçar me iniciale Xh. L ., i cili u dërgua në spitalin e Tiranës në gjendje të rëndë, për fat të keq ka ndërruar jetë.

Ngjarja ndodhi kur automjeti tip Benz me dy të rinj nga Tropoja, po udhëtonin nga Tirana drejt Kukësit, por në afërsi të fshatit Kolsh, drejtuesi i mjetit, 25-vjeçari me iniciale A.Rr, daja i të ndjerit me inciale Xh. L ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rruge, duke përfunduar në greminë rreth 100 metra poshtë rrugës, i cili për pasojë ndërroi jetë.

Policia mbërriti në vendngjarje për hetime të mëtejshme.Shkak mendohet të ketë qenë pakujdesia dhe manovrimi jo si duhet i automjetit pasi në rrugë nuk janë vënë re gjurmë të frenimit. Pjesa e rrugës, nga ku ka dalë automjeti jashtë saj nuk ka trafikndarëse.