Ka shkuar në tre numri i viktimave, nga aksidenti tragjik i ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje tek mbikalimi i Saukut. Automjeti tip  “Audi A8” i drejtuar nga 20-vjeçari i Klevis Ruçaj, çau bordurën dhe ra nga mbikalimi i Saukut, duke përfunduar mbi kofanon e një automjeti tjetër.Më herët u raportua se nga aksidenti humbën jetën edhe dy shtetase. Ndërkohë aktualisht dy të tjerë ndodhen të plagosur.

Njoftimi i policisë: 

Tiranë/Informacion shtesë

Në vijim të aksidentit të dhënë më parë, të ndodhur në afërsi të rrethrrotullimit të TEG-ut, ku humbën jetën dy shtetase, ju informojmë se:

Si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në spital shtetasi K. R., 20 vjeç, drejtuesi i automjetit tip “Audi”.