Policia ka arrestuar një 39-vjeçar për vjedhje, por ishte i pavetëdijshëm për shkak të mbidozës së metadonit.

39 vjeçari është gjetur nga policia brenda Manastirit të Kostarit në Finiq, pa ndjenja.

Autori është person me precedentë të mëparshme penale.

Policia ka shoqëruar menjëherë të dyshuarin në spitalin e Sarandës ku ka rezultuar me mbidozë metadoni.

Ai pritet të niset me urgjencë drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

Sipas policisë, qëllimi i 39-vjeçarit ishte vjedhja e Manastirit të Kostarit.