Bashkëshorti i 48-vjeçares Shpresa Hasramaj, që u gjet e pajetë në një shpellë në Malësi të madhe, tregoi se në asnjë moment nuk ka kuptuar se bashkëshortja mund të ketë pasur ndonjë shqetësim.

Ai gjithashtu u shpreh se kanë pasur një marrëdhënie të mirë bashkëshortore dhe se nuk ka vënë re ndonjë mungesë komunikimi. Po ashtu theksoi se vendi i ngjarjes u lokalizua nga celulari dhe nga letra e lënë nga bashkëshortja. Në letrën e lënë ishin të shkruara vetëm emrat e fëmijëve.

Bashkëshorti 48-vjeçares më tej shtoi se në 24 vite martesë nuk kanë pasur asnjë problem tjetër, përveç atyre ekonomike.

“Vendi është lokalizuar nga celulari dhe letra. Në letër ishin emrat e fëmijëve. Nuk kemi pasur probleme. Gjithçka ka qenë normal. Për herë të fundit e kam parë në 06:45 , kur edhe jam larguar nga shtëpia për të shkuar në punë”, ka thënë ai në neës 24.

Ai gjithashtu theksoi se nuk di se çfarë mund ta ketë shkaktuar këtë ngjarje të rëndë.

Ai gjithashtu ka thënë se fëmijët kanë qenë në shtëpi dhe kanë qenë në gjumë kur ka ndodhur ngjarja dhe nuk kanë pasur dijeni për largimin e saj.

“Ata nuk kanë mundur të dalin në katund. Kjo ishte hera e parë që ajo është larguar në këtë mënyrë”, është shprehur ai.