TIRANË- Një makinë është përfshirë nga flakët dhe për pasojë është shkrumbuar plotësisht. Ngjarja ka ndodhur pranë kryqëzimit të zonës së njohur ndryshe si “Farmacia 10” në Tiranë.

Ende nuk dihen shkaqet, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.  Zjarrfikësit kanë shkuar në vendin e ngjarjes, por pa mundur të shuajnë në kohë flakët.

Njoftimi i policisë: 

“Me datë 31.03.2023, në Rrugën e Dibrës, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin E. Ll.Automjeti është blerë ditën e sotme nga një koncensionar automjetesh dhe drejtuesi i tij po qarkullonte me targa provizore. Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale dhe paraprakisht dyshohet se zjarri në mjet ka rënë aksidentalisht.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit./abcnews.al