Home AKTUALITET Shkrumbohet nga flakët furgoni i ngarkuar me goma në Levan-Tepelenë

Shkrumbohet nga flakët furgoni i ngarkuar me goma në Levan-Tepelenë

7

Një furgon i ngarkuar me goma është djegur plotësisht. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën nacionale Levan-Tepelenë, në afërsi të fshatit Iliras, Memaliaj.

Furgoni ka marrë flakë në ecje edhe është djegur plotësisht, pavarësisht ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse.

Kjo ka vështirësuar qarkullimin për disa minuta në këtë segment rrugor.