Një shtëpi është djegur plotësisht mbrëmjen e sotme në lagjen “Kadri Qystri”, Lushnjë.
Zjarri është ndezur nga i zoti i shtëpisë, Luan Mezini i cili u vuri flakën disa barishteve pranë banesës së tij, por situata i doli jashtë kontrollit
Flakët janë përhapur me shpejtësi, ndërsa rrezikojnë disa banesa të tjera aty pranë.
Në vendngjarje kanë shkuar forcat e zjarrfikëse dhe po përpiqen për të fikur zjarrin që të mos përhapet tek shtëpitë e tjera.
