Shoferja e makinës, vjehrra e saj dhe dy fëmijët e vegjël për pak sa nuk u dogjën për së gjalli, kur makina me të cilën po udhëtonin u përfshi nga flakët e zjarrit.

Ngjarja ka ndodhur në ishullin e Kretës në Greqi, pasditen e së shtunës, 9 shtator.

Për fat të mirë shoferja bashkë me fëmijët dhe vjehrrën arritën të dilnin në kohë nga vetura e cila u bë shkrumb e hi nga zjarri

Sipas hetimeve paraprake dyshohet se zjarri ka shpërthyer si pasojë e një defekti teknik në automjet./Abc