Mesfushori belg, Kevin de Bruyne, ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Pas testeve të bëra pas kthimit nga kombëtarja belge, De Bruyne rezultoi pozitiv.

Momentalisht lojtari nuk ka simptoma, por gjithsesi ai do të izolohet për disa ditë sipas protokolleve të caktuara nga mjekët. Lojtari belg ishte edhe i vaksinuar por kjo nuk ka munduar ta mbrojë nga infektimi me Covid.

Pep Guardiola do të duhet të bëjë kështu pa yllin e skuadrës në ndeshjen kundër Evertonit në Premier League dhe në sfidën e rëndësishme në Champions League kundër PSG-së.

Infektimin e mesfushorit belg e ka konfirmuar edhe trajneri i Manchester Cityt në një intervistë për mediat angleze.

“Dy ditë më parë, më tha se ishte pozitiv. Ta harrojmë gjendjen e tij fizike. Rëndësi ka që të shërohet mirë. Njeriu është më i rëndësishëm se gjithçka tjetër. Njerëzit janë duke vdekur nga kjo pandemi. Ai ishte i vaksinuar, kështu që është më shumë i mbrojtur dhe ne shpresojmë që simptomat të jenë minimale”, deklaroi Guardiola.