Shoqëria Civile në Elbasan, kryesisht gratë janë duke zhvilluar një marshim paqsor për të nderuar kujtimin e grave të vrara. Marshimi nisi nga qendra e qytetit për tu ndalur pranë gjykatës së Elbasanit, ku u vra 54 vjecarja Liljana Buzo pak ditë më parë.

Me banderola në duar ku citohej: Mos e vrit nënën time, dhuna nuk ka justifikim, gratë nuk janë pronë e burrit, ato reaguan ndaj të gjitha ngjarjeve që kanë ndodhur së fundmi në të gjithë Shqipërinë, ku nuk ka qenë i ulët numri i rasteve të dhunës në familje, madje edhe vrasjeve.

Në përfundim të marshimit u vendosën lule në vendin në të cilin u vra Liljana Buzo, në kujtim të saj dhe të gjitha grave që kanë humbur jetën si pasojë e dhunës në familje./ EgnatiaNews