Nga Arian Samarxhiu!

Shoqëria shqiptare ka marrë rrokullimën.Duhet të gjejë forcën të shohë brenda vetes e të kuptojë momentet e marrëzisë dhe dobësisë së saj. Këtë shoqëri sot nuk po e vret as marrëzia as dobësia, por po e vret mungesa e aftësisë sonë për të kuptuar çfarë po bëjmë e ku po shkojmë, sigurisht dhe më e keqja pafuqia për të ndaluar!
Kjo politikë e ndyrë 32 vjeçare, e majtë apo e djathtë, e unifikuar në mënyrën më perfekte, po dhe më kriminale ka pasur një qëllim të vetëm : shto zullumet, padrejtësitë, varfërinë, mjerimin të cilat janë dhe marifeti i duhur për të shpopulluar Shqipërinë nga shqiptarët!
Dhe cili është efekti psikologjik që prodhojnë kohët e krizave në shoqërinë tonë: shtohen të uriturit por po aq shtohen dhe të babëziturit!
Një tjetër fakt interesant, sesa e keqpleksur është dhe kjo puna e imazhit në Shqipëri. Ndodh rëndom që maskarenjtë të trajtohen si njerëz të ndershëm, ndërsa njerëzit e ndershëm të trajtohen si maskarenj vetëm duke parë amballazhin!
Diktatura i hoqi shqiptarit Lirinë në mënyrë kriminale e të pamoralshme. “Demokracia” ja ktheu shqiptarit Lirinë në mënyrën më kriminale e më të pamoralshme të mundshme!
Shqipëria nuk është e varfër në resurse por në vlera. Më shumë se varfërisë Shqiptarët sot po i largohen mungesës së vlerave të përbashkëta! E ky largim është epilogu i dhimbshëm por i natyrshëm i fenomenit të braktisjes së vlerave dhe virtyteve, që ka ndodhur e ndodh para syve të të gjithëve Ne!

Egnatia news