Ka përfunduar në degën e Partisë Demokratike në Sarandë regjistrimi i kandidatëve për kryetar.

Katër janë kandidatët që do garojnë për kryetar në degën e PD së Sarandës. Kandidatët janë: Brigels Dërvishi, Elvis Kuci, Manjola Nikollo dhe Robert Haxhi.

Në këtë degë Komisioni i Rithemelimit i Sali Berishës zgjedhjet për kryetarin e degës do t’i mbajë më 17 prill. Kandidatët votohen në bazë të parimit një anëtar një votë.

Procesi siç ka ndodhur edhe në qytetet e tjera do të hapet në orën 09.00 të mëngjesit dhe do të mbyllet në orën 17.00 të pasdites, por nëse në qendër do të ketë ende votues, atëherë orari do të zgjatet.

Kujtojmë që më herët zgjedhjet për Kryetar janë mbajtur në Fier, Selenicë, Fushë-Krujë dhe Mallakastër.