Ambasadori i BE-së Luigi Soreca ka refuzuar që të komentojë vendimin e SHBA-ve për të shpallur të padëshirueshëm ish-kryeministrin Sali Berisha.
I pyetur nga gazetarët në Korçë mbi këtë vendim, Soreca i shpreh: Nuk kam koment për këtë, është një vendim që është marrë nga SHBA-të.
Gjatë fjalës së tij në Korccë, Soreca nënvizoi se vendi ynë ka bërë shumë progres në luftës kundër korrupsionit dhe pastrimit të parave, por duhet të bëjë më shumë.
‘Është kënaqësi të takohemi me të ardhmen e Shqipërisë dhe kjo e ardhme e Shqipërisë janë të rinjtë e saj. Gjatë këtij rrugëtimi kemi biseduar me krerët e bashkive për punën që duhet të bëjnë dhe për të ardhmen për procesin e integrimit drejt BE. Nuk kemi qenë kurrë më parë pranë fillimit të negociatave. Ne po tregojmë projektet programet që janë financuar nga BE.
Është një moment i rëndësishëm që tu tregojmë shqiptarëve që Europa është këtu. Ky turne me anë të të cilit dëshirojmë të bisedojmë me qytetarët e Shqipërisë për ta çuar para Shqipërinë drejt BE-së. Shqipëria ka bërë hapa shumë të rëndësishëm para sa i përket luftës kundër krimit të organizuar dhe pastrimit të parave, kjo nuk mjafton, por mjafton që të çelen negociatat, por ka ende shumë punë për të bërë.
Pra duhet të fillohet me konceptin e ndjekjes së parave. Reforma në Drejtësi po krijon shumë Falcone në Shqipëri.’– tha Soreca.