Ky sezon ka qenë mjaft i ngarkuar për Ori Nebijajn, sepse jo vetëm duhej të angazhohej me punën në televizion, por edhe me fushatën e Partisë Demokratike, për të cilën kandidoi si deputete në Tiranë. Megjithatë angazhimet e shumta nuk e penguan që të vazdonte punën si normalisht, por e kanë bërë të harrojë datat më të rëndësishme në jetë.

Ori ka rrëfyer së fundi një moment shumë prekës që i ka ndodhur gjatë fushatës. Ajo tregoi se mes gjithë vrullit të punëve kishte harruar ditëlindjen e babait të saj, që nuk jeton më prej disa vitesh.

“Ka qënë në 14 Prill dhe unë isha live në emision dhe ne kemi një moment në emision ku japim kuriozitete dhe unë ul kokën të lexoj kuriozitetin që lidhej me buzëqëshjen,të ndjerit mirë, sa e rëndësishme është të buzëqeshësh dhe ishte ditëlindja e babait tim dhë unë e kisha harruar komplet në atë moment u ndjeva shumë keq që isha harruar nga puna dhe ndërkohë që po e lexoja po qaja me dënesë dhe Isli nuk po e kuptonte cfarë po ndodhte dhe ai mori situatën në kontroll dhe unë dola nga studio mblodha veten por u ndjeva realisht shumë keq që kisha harruar ditën e tij”, tregoi Ori e prekur.

Sa i përket punës së saj në televizion, Ori tha se do të jetë e pranishme deri në fund të këtij sezoni, por për sezonin e ardhshëm mbetet për t’u parë.