Babë e bir në Korçë janë vënë në pranga pasi shpërndanin droga të forta dhe mbanin armë pa leje. Mësohet se finalizimin e operacionit të koduar “Parandalimi”, u arrestua 43-vjeçari I. L., dhe djali i tij, 25-vjeçari A. L., banues në Korçë.

Nga informacionet e siguruara, policia kreu kontrolle në lokalin e tyre në lagjen Nr. 15 në qytetin juglindor dhe aty gjetën një armë zjarri tip automatik me fishekë në fole, një krëhër me 13 fishekë dhe një sasi lëndë e dyshuar narkotike heroinë.

Po ashtu, nga kontrollet që u kryen në banesën e tyre, polica gjeti edhe një sasi me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, që  u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. sb/abcnews.al/