Një 23 vjeçar është arrestuar sot në qytetin e Lezhës. Shtetasi Kejvin Gjetja është kapur në flagrancë nga forcat e policisë teksa po kryente shpërndarjen e lëndës narkotike të llojit “cannabis sativa”.

Policia ka sekuestruar 71 doza të lëndës narkotike dhe gjithashtu një sasi lekësh të cilat dyshohet se i kishte përfituar gjatë shitjes së realizuar.

Njoftimi i Plotë

Lezhë

Kontrolle të shtuara në të gjithë qarkun Lezhë, për goditjen e paligjshmërisë.

Goditet një rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza.

Sekuestrohen 71 doza me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa, vihet në pranga poseduesi i tyre.

Forca e posaçme “Shqiponja” në DVP Lezhë kishte siguruar informacione në rrugë operative, për një shtetas që shpërndante lëndë narkotike në doza të vogla. Pasi është bërë i mundur lokalizimin i mjetit me të cilin dyshohej se lëvizte ky shtetas janë vendosur pika kontrolli dhe në aksin rrugor Lezhë-Milot, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i M+”, është ndaluar mjeti i dyshuar.

Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë automjet u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale 71 doza me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa dhe një sasi lekësh të dyshuar të përftuar nga ky aktivitet kriminal.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Kejvin Gjetja, 23 vjeç, banues në Lezhë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.